Shefi i grupit mercenar rus Wagner, Yevgeny Prigozhin, ka regjistruar një firmë “për menaxhim patundshmërish” në Bjellorusi, pas rebelimit të ndërprerë kundër udhëheqjes ushtarake të Rusisë, muajin e kaluar.
Firma “Concord Management and Consulting” është regjistruar si shoqëri me përgjegjësi të kufizuara, në fshatin Tsel, ka raportuar portali i lajmeve, Reform.by.
Në regjistrin e bizneseve në Bjellorusi, kompania ruse me të njëjtin emër shefi i së cilës, sipas dokumenteve, është Prigozhin figuron si pronare e 100 për qind të aksioneve në firmën e regjistruar në Tsel.
Kompania “Concord Management and Consulting” është regjistruar në Rusi në vitin 2003, dhe numëron zyrtarisht 31 punëtorë. /REL
Artikulli i plotë këtu.