Australia dhe Shtetet e Bashkuara kanë filluar stërvitjet më të mëdha ushtarake me trupa ushtarake të kombinuara me 13 vende të tjera të quajtur “Operacioni Talisman Sabre”.
Sipas Sekretarit të Marinës amerikane, Carlos Del Toro operacioni ka për qëllim që t’i dërgojë mesazh Kinës se aleatët e Amerikës po bashkëpunojnë për të mbrojtur sigurinë dhe vlerat e tyre demokratike.
Stërvitja “Talisman Sabre” filloi në vitin 2005 si një stërvitje e përbashkët dyvjeçare midis Shteteve të Bashkuara dhe Australisë, por këtë vit është zgjeruar duke përfshirë 13 vende dhe një personel ushtarak prej më shumë se 30,000 vetave.
Duke folur për mediat australiane të shtunën, shefi i Komandës së Operacionit të Përbashkët, Gjeneral Major Greg Bilton tha se stërvitja “vë në provë koordinimin tonë”.
“Ndërsa keni parë stërvitjen me armë zjarri, ajo që nuk keni parë në prapaskenë është komanda dhe koordinimi shumëkombësh në identifikimin e objektivave dhe eliminimin e tyre”, thotë Gjeneral Major Greg Bilton shef i Komandës së Operacionit të Përbashkët.
Sekretari i Marinës së Shteteve të Bashkuara, Carlos Del Toro, tha të premten se stërvitja e madhe ushtarake shumëkombëshe e nisur në Australi i dërgon një mesazh Kinës se aleatët e Amerikës po bashkëpunojnë për të mbrojtur sigurinë dhe vlerat e tyre demokratike. /VOA
Artikulli i plotë këtu.