Komente të shumëta negative bëhen në rrjetet sociale pa marrë parasysh se ai personazhi i famshëm si fillim është një njeri me ndjenja si të gjithë.
Së fundmi në një intervistë, Dafina Zeqiri e ka prekur këtë temë duke u shprehur se në fakt tani ajo qesh me ofendimet që i bëhen në profilin e saj.
“Komentet në Instagram i lexoj kur kam kohë. Një ofendim aty më shumë më bën për të qeshur. Më kërcënojnë dhe sërish qesh,” tha Dafina.
Më tej Dafina shtoi se ka momente ku nuk e mendon dy herë dhe ose i nxjerr në story si formë “dënimi” emrat e tyre që komentojnë negativisht ose ju shkruan privatisht.