-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Greqi, evakuuimi nga ishulli i Rodosit, më masivi nga zjarret në vend

Kryesoret

Rreth 19,000 persona janë evakuuar nga ishulli grek i Rodosit ndërsa zjarret vazhdojnë për të gjashtën ditë në tre fronte, thanë autoritetet greke të dielën.

Ministria e Ndryshimeve Klimatike dhe Mbrojtjes Civile tha se ishte “evakuimi më i madh nga zjarret në vend”.

Policia lokale tha se 16,000 vetë u evakuuan nga toka dhe 3,000 nga deti nga 12 fshatra dhe disa hotele. Gjashtë persona u trajtuan për një kohë të shkurtër në një spital për probleme me frymëmarrjen.

Një person që ra dhe theu këmbën gjatë evakuimit në hotel dhe një grua shtatzënë mbetën të shtruar në spital. Autoritetet thanë se gruaja ishte në gjendje të mirë.

Agjencitë turistike TUI dhe Jet2 anuluan fluturimet për në Rodos. Jet2 tha se po anulonte pesë fluturime të rregullta për pasagjerët për në ishull të dielën, por do të dërgonte avionë në Rodos për të evakuuar klientët e vet.

TUI tha se po anulonte të gjitha fluturimet për në ishull të paktën deri të martën. Një agjent i një kompanie turistike në Rodos, Stelios Kotiadis konfirmoi për Associated Press se evakuimi po bëhej me nxitim.

“Ka pasur panik. Autoritetet ishin të mbingarkuar,” tha ai. Megjithatë ai shtoi se hotelet e braktisura “janë në gjendje shumë më të mirë sesa njoftohet në mediat sociale. Ata do të jenë gati të rihapen shumë shpejt nëse Mbrojtja Civile hap dritën e gjelbër.”

Kotiadis tha se ai dhe agjentë të tjerë udhëtimi dërguan autobusë në juglindje të ishullit për të marrë turistët e evakuuar. Ai shtoi se 90% e turistëve të evakuuar janë nga vendet evropiane. /VOA

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit