-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nis procesi i votimit në Rrogozhinë, bashkë me problematikat e para

Kryesoret

Rrogozhina fton sot qytetarët e saj t’u drejtohen sërish kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakun e ri. Janë mbi 32 mijë qytetarë me të drejtë vote, të cilët do t’u drejtohen qendrave të votimit nga ora 07:00 deri në 19:00 të mbrëmjes.

Ndërkohë, mësohet se, fillimisht ka problematika në 2 qendra votimi, ku nuk ka nisur ende procesi i votimit pasi komisionerët kanë shkuar me vonesë, por aktualisht janë rregulluar. Në qendrat e votimit do të ketë një kuti votimi dhe zgjedhësit do të votojnë vetëm në një fletë, ndryshe nga 14 maji.

Rrogozhina zgjedh sot qytetarin e parë të saj, të burgosurit nuk votojnë

Janë 54 qendra votimi deri më tani, në të cilat, 32 mijë e 826 qytetarë do të votojnë për kryebashkiakun, ku po njësoj si në zgjedhjet vendore, i pari në fletën e votimit do të jetë i renditur kandidati socialist Edison Memolla dhe numrin 2 do ta mbajë Shkëlqim Hoxha. Shpresat për këtë të fundit janë shtuar, pasi në këto zgjedhje nuk do të votojnë të burgosurit, që në zgjedhjet e fundit vulosën fitoren e Edison Memollës.

Në KQZ ka mbërritur një kërkesë nga burgjet për votimin e 89 të burgosurve që gëzojnë të drejtën e votës në institucionin e burgut “Kosova”, por afatet nuk premtojnë, e për sa kohë nuk ka një vendim nga Bashkia e KZAZ-ja, në burg nuk do të ngrihet një qendër votimi.

Në zgjedhjet e 14 majit, në Rrogozhinë morën pjesë në votime rreth 11 mijë votues, por me ankesë të koalicioni “Bashkë Fitojmë”, Kolegji Zgjedhor vendosi të shpallë të pavlefshme zgjedhjet pas një sërë shkeljesh. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi vendosi këtë datë për mbajtjen e zgjedhjeve, pasi Kolegji Zgjedhor pranoi ripërsëritjen e tyre.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit