Një 67-vjeçar me inicialet Sh. D., në Durrës ka pësuar djegie në disa pjesë të trupit, teksa po digjte disa shkurre, por zjarri i ka dalë jashtë kontrollit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:50, në lagjen nr. 10 të Durrësit, kur 67-vjeçari po pastronte afër një banese, i ka vënë zjarrin disa shkurreve.
Zjarri më pas ka rrezikuar dhe banesat për rreth dhe si pasojë e përhapjes së flakëve ai ka pësuar djegie në duar dhe në kraharor.
Aktualisht i lënduari ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve ndërkohë që autoritetet shkuan në vendngjarje dhe bënë të mundur fikjen e zjarrit.
Policia nga ana tjetër ka shoqëruar në komisariat pronarin e banesës, 60-vjeçarin me inicialet A. K., i cili e kishte punësuar 67-vjeçarin, për të pastruar.









