-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Barbie e fiton betejën e arkëtimeve në SHBA

Kryesoret

Barbie është kthyer në filmin më të shikuar këtë vit në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, ka thënë kompania për shpërndarjen e tij Warner Bros.

Sipas saj, filmi i ka arkëtuar 155 milionë dollarë në fundjavën e parë të lansimit në territorin amerikan.

Ndërkohë, filmi tjetër i ri Oppenheimer që po ashtu e ka pasur premierën të premten ka mbledhur 93.7 milionë dollarë në SHBA, ka thënë kompania Universal Pictures.

Premiera e tyre është mbajtur në kohën kur kinematë, në përgjithësi, janë duke humbur shikueshmëri për shkak të përmbajtjes online.

Në Mbretëri të Bashkuar, kompania Vue ka thënë se për shkak të të dy filmave, kinematë e kanë regjistruar qarkullimin më të madh në katër vjet.

Oppenheimer shtjellon zhvillimin e bombës së parë atomike me aktorin Cillian Murphy në rolin kryesor. Regjia e filmit është nga Christopher Nolan.

Ndërkohë në filmin Barbie karakter për fëmijët, që i reziston kohës paraqitet periudha kur ajo është në kërkim të identitetit të saj dhe e inkurajon shokun e saj Ken që të krijojë individualitet.

Rolet kryesore në film i luajnë Margot Robbie dhe Ryan Gosling. Meqë dy filmat e kanë pasur premierën të premten, gara mes tyre ka qenë e madhe, dhe është përshkruar në rrjetet sociale si “Barbenheimer”. /REL

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit