-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Danimarka në “rrugën” e Suedisë, “Patriotët danezë” djegin Kuranin

Kryesoret

Dy protestues dogjën sot një kopje të Kuranit, librit të shenjtë të Islamit, përpara ambasadës së Irakut në kryeqytetin Kopenhagë duke krijuar rrezikun e një përkeqësimi të mëtejshëm të marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve.

Dy protestuesit ishin nga një grup që e quan veten “Patriotët danezë”, të cilët mbajtën një demonstratë të ngjashme javën e kaluar, duke transmetuar incidentin drejtpërdrejt në Facebook.

Disa mijëra irakianë protestuan në Bagdad të shtunën për djegien e Kuranit gjatë protestave anti-islame në Suedi dhe Danimarkë.

Organizatori i demonstratës së sotme në Kopenhagë shkeli Kuranin dhe i vuri flakën atij në një disk të vogël alumini pranë flamurit irakian në tokë, ndërsa protestuesit pas mbanin pankarta me slogane fyese.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit