Kryesia e Partisë Demokratike ka marrë vendimin për t’i hequr vulën e partisë sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhit.
Me propozim të 1/5 së anëtarëve, Kryesia e mbledhur në 18 korrik ka vendosur që vula të prodhohet dhe administrohet nga sekretari i çështjeve ligjore dhe zgjedhore Indrit Sefa.
Por siç duket nga ky dokument, mes emrave që kanë firmosur për këtë vendim, deputetja Orjola Pampuri ka firmosur dy herë.
Kujtojmë se gjatë ditës së sotme sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka bërë të ditur se do të thërrasë Këshillin Kombëtar në përpjekje për të penguar zgjedhjet e 29 korrikut./
BalkanWeb
Related