Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora u bë pjesë podkastit të famshëm “The Diary Of A CEO”, në një episod të titulluar “I Lived With Constant Anxiety”.
Biseda nisi me shpërnguljen e familjes së saj në Londër nga Kosova, kur Rita ishte vetëm një vjeçe, dhe motra e saj, Elena, dy vjeçare.
“Unë jam nga Prishtina në Kosovë, nga një shteti i quajtur Kosovë. Është i vogël, i mrekullueshëm. Unë erdha në Mbretërinë e Bashkuar kur isha një vjeç në vitin 1991. Jam lindur në 1990 dhe ishim refugjatë nga lufta në Kosovë dhe kam jetuar në Londër që atëherë,” tha Rita përballë Steven Bartlett.
“Ishte një dhome qe na u dha neve nga qeveria, dhe nuk ishte një shtëpi, kjo është ajo që mbaj mend. Pastaj ne u shpërngulëm në një apartament të dhënë nga Këshilli në Londrën Perëndimore, dhe më pas kam jetuar,” theksoi Rita.
Ajo tha se prindërit e saj, Vera dhe Besniku, kanë qenë aq të përkushtuar në rritjen dhe edukimin e fëmijëve, sa u kanë mësuar atyre shumë gjëra, pa harruar gjuhën e tyre amtare.
“Ka shumë gjëra që prindërit më mësuan pa e ditur, si përshembull gjuha shqipe, e cila ka qenë gjithmonë e folur në shtëpinë time, kështu unë fatmirësisht mund të flas dy gjuhë. Nuk jam e mrekullueshme në shqip, por mund të kuptoj, lexoj dhe shkruaj,” tha Ora.