SPAK kërkon nga gjykata konfiskimin e pasurive të Veip Ormënajt dhe familjarëve të tij. Prokuroria thotë se Veip Ormënaj është dënuar në Belgjikë për trafik droge dhe pjesëmarrjen në organizata kriminale dhe nuk e justifikon pasurinë e vendosur.
“Nga analiza e fakteve dhe e dokumentacionit të administruar përsa i përket pasurive të Veip Ormënajt, rezulton se kanë një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe dyshohet se këto pasuri të paluajtshme apo të luajtshme, t’i kenë fituar si rezultat i veprimtarisë së tij kriminale” thotë prokuroria.
Lista e pasurive që kërkohet konfiskimi;
Pasurive të paluajtshme me sipërfaqe totale 775 (shtatë qind e shtatëdhjetë e pesë) m2, e cila gjendet në Orikum, Vlorë dhe më konkretisht:
Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 220.80m2.
Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 216.50m2.
Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 47.50m2.
Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 44.30m2.
Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 48.m2.
Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 58.70 m2.
Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 46.30.m2.
Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 93.m2
Shumave të parave të administruara nga Bankat e nivelit të dytë që ndodhen ne llogaritë si më poshtë:
- Depozita në shumën prej 190.013.78 Eurosh.
- Depozita në shumën prej 68. 987.00 Eurosh.