Deputeti i PD-së, Tritan Shehu i ftuar mbrëmjen e sotme në “5 Pyetjet” nga Ilir Babaramo foli në lidhje me situatën brenda partisë dhe zhvillimeve për vulën.
Në fjalën e tij Shehu u shpreh edhe në lidhje me zgjedhjet në Rrogozhinë për të cilat deklaroi se nuk u çudit.
“Ishte i pritshëm, u mobilizuan të gjitha resurset qe ka regjimi. Nuk u habita fare. Ishte përqendrimi i pushtetit në Rrogozhinë.
Rezultati i 14 maijit ishte reali. Nuk duhej të përsëritej. KQZ duhet të hiqte kutia e burgut. Kjo u deformua nga KQZ ka strukturat e tjera të KQZ.
Kjo është një deja vu,” u shpreh Shehu.