-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

BE dhe SHBA “hapin thesin”, miliarda euro për Ukrainën

Kryesoret

Bashkimi Evropian pagoi sot 1,5 miliardë euro (1,66 miliardë dollarë) për Ukrainën për të ndihmuar në funksionimin e shtetit dhe riparimin e infrastrukturës, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në Twitter.

Disbursimi është pjesë e një programi të ndihmës financiare të BE-së për Kievin me vlerë 18 miliardë euro në 2023. Von der Leyen tha gjithashtu se ajo dënonte me vendosmëri sulmet ruse në infrastrukturën e magazinimit të grurit dhe eksportit të Ukrainës.

“Ndërsa Rusia vazhdon luftën e saj të pamëshirshme, ne vazhdojmë të mbështesim Ukrainën”, shkroi ajo.

Edhe SHBA do të dërgojë rreth 400 milionë dollarë ndihmë ushtarake shtesë në Ukrainë, përfshirë municione të sistemeve të avancuara të mbrojtjes ajrore dhe dronin “Hornet”.

Duke folur për “Associated Press”, zyrtarët amerikanë deklaruan se paketa e ndihmave pritet të përmbajë municionin e nevojshëm për Sistemin e Raketave të Artilerisë me Performancë të Lartë (HIMARS) dhe Sistemin Kombëtar të Avancuar të Raketave Sipërfaqe-Ajër (NASAMS), mjetin ajrore pa pilot “Hornet” dhe një sërë municionesh ushtarake.

Zyrtarët, të cilët deshën të mbeten anonimë thanë se paketa shtesë e ndihmës kap vlerën e rreth 400 milionë dollarëve. SHBA-ja ka ofruar më shumë se 41 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën që nga fillimi i luftës Rusi-Ukrainë.

Së fundmi, më 19 korrik, Departamenti Amerikan i Mbrojtjes (Pentagoni) njoftoi një paketë të re ndihme ushtarake prej 1.3 miliardë dollarësh për të mbështetur nevojat e Ukrainës në fushën e betejës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit