-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Irani mbyll kompaninë pasi punonjëset shfaqen në një foto pa shami

Kryesoret

Autoritetet iraniane kanë mbyllur zyrat e njërës prej kompanive më të madhe tregtare në vend dhe filluan menjëherë procedurat gjyqësore pasi u publikuan në internet fotografi ku duken punonjëset pa shaminë e detyrueshme të kokës, njoftuan mediat gjysmë-zyrtare.

Duket se ky veprim është bërë në kuadrin e një fushate të re të njoftuar javën e kaluar për të imponuar kodin islamik të veshjes, gati një vit pasi policia e moralit u zhduk pothuajse nga rrugët e Iranit pas protestave të mëdha.

Kompania Digikala, e njohur ndryshe edhe si kompania Amazon e Iranit, duket se ka shkelur rregullat duke publikuar fotografi nga një takim i kompanisë ku disa punonjëse nuk kanë hixhab.

Kompania ka mbi 40 milionë përdorues aktivë në muaj dhe nëpërmjet saj tregtojnë në rrugë elektronike rreth 300 mijë biznese.

Iranianët janë përgjithësisht të përjashtuar nga kompanitë tregtare perëndimore, siç është Amazon, prej sanksioneve perëndimore të vendosura për shkak të programit bërthamor të vendit. /VOA

Artikulli i plotë këtu.

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit