-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pushime apo protesta? Meta takon Berishën: Nuk kam frikë nga SPAK-u

Kryesoret

Mesditën e sotme, Ilir Meta shkoi në zyrën e Sali Berishës. Diskutimi zgjati për më shumë se një orë. Ishte takimi i parë pas humbjes në Rrogozhinë dhe ndoshta i fundit përpara nisjes së gushtit që nuk dihet nëse do të bëhet pushim apo do të ketë protesta nga opozita, sikur ka paralajmëruar Sali Berisha. Në dalje të selisë blu, Meta tha se gjithmonë i ka mbështetur protestat dhe të njëjtën gjë do të bëjë.

Ne gjithmonë kemi qenë dhe jemi për mbështetjen e protestave. Padyshim që protestat janë një rrugë e domosdoshme që shoqëria të shprehë indinjatën e saj. Është situata kaq dramatike. Do të ketë vazhdim pa ndërprerje të angazhimit tonë për të denoncuar aferën e djegësave” tha ai.

I pyetur për hetimin e SPAK-ut për kontratat e lobimit në SHBA, ku pak ditë më parë u thirr edhe Petrit Vasili për të dhënë sqarime si person që ka dijeni për rrethanat, Ilir Meta theksoi se nuk ka frikë.

Asnjëherë nuk do të ketë asnjë shqetësim në raportet e Ilir Metës me drejtësinë. Shqetësimi kryesor është që paratë e qytetarëve digjen lumë nga korrupsioni dhe që ka garant kreun e aferës, kryeministrin” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit