Partizani ka fituar në transfertën përballë Atletik Eskaldes në ndeshjen e parë të vlefshme për Ligën e Konferencës.
Goli i vetëm i sfidës u shënua nga Mba në minutën e 53’. Pas një gabimi të portierit, sulmuesi arriti të përfitonte dhe të shkundte rrjetën e kundërshtarit.
Të kuqtë kanë shpërdoruar raste të pafundme duke mos arritur të finalizojnë si duhet.
Tashmë Partizani do të presë javën tjetër kundërshtarët për tu përballur në sfidën e dytë.