-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pushimet e vajzës së Trump në Shqipëri, pas Sarandës viziton një tjetër qytet,

Kryesoret

Çdo vit edhe më tepër Shqipëria po “popullohet” nga turistët. Prej disa ditësh biznesmenia e njohur amerikane Ivanka Trump, vajza e ish- presidentit Donald Trump ndodhet në Shqipëri duke shijuar bregdetin e jugut.

Fillimisht ajo vizitoi Sarandën para pak ditësh, e cila u zbulua përmes disa fotove të bëra virale nga mikesha e ngushtë e babait të saj, Ildiko Varga.

Por ajo nuk është mjaftuar me kaq, me jahtin e tyre Ivanka bashkë me bashkëshortin e saj Jared Kushner kanë mbërritur në bregdetin e Jalës për të kaluar këto ditë të nxehta vere, që në fakt kanë pushtuar pjesën më të madhe të globit.

Siç duket vajza e ish- presidentit qenka mrekulluar nga Shqipëria pasi edhe vitin e kaluar ajo erdhi dhe vizitoi Përmetin, Kepin e Rodonit, Butrintin dhe ishullin e Sazanit nën shoqërinë e bashkëshortit dhe Naser Al Kalif i cili është presidenti i PSG-së.

Deri tani ende nuk ka pasur ndonjë postim nga vetë Ivanka, por ndoshta ajo ka vendosur që t’i kalojë këto pushime në privatësi të plotë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit