-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqipëria digjet nga të katra anët, zjarr edhe në malin e Gjalicës

Kryesoret

Shfaqet një vatër zjarri në malin e Gjalicës gjatë pasdites së sotme, ndërkohë që vatra është e aktivizuar edhe në këto momente.

Zjarri ka rënë në lartësinë 2100 metra, çka e vështirëson ndërhyrjen me mjete motorike zjarrfikëse. Momentalisht flakët kanë përfshirë një sipërfaqe prej 5 hektarë me pisha të larta halore.

Drejt vatrës për shuarjen e flakëve janë nisur 20 forca të shërbimit zjarrfikëse të bashkisë Kukës, të shërbimit pyjor dhe banorë të zonës.

Vatra e zjarrit ndodhet në një terren të thepisur malor dhe është e pamundur ndërhyrja me automjete, vetëm në këmbë.

Sipas shefit të shërbimit zjarrfikës, Gafurr Rexha, forcat e angazhuara për shuarjen e zjarrit po mbërrijnë tek vatra.

Mali i Gjalicës është pjesë e zonës së mbrojtur natyrore të Parkut Kombëtar Korab-Koretnik-Kallabak.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit