Ditën e sotme policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 41-vjeçar pasi u kap në flagrancë duke transportuar me makinën e tij 4 emigrantë të paligjshëm në këmbim të pagesës për ti kaluar ata jashtë kufirit.
41-vjeçari me iniciale H. N. u kap në aksin Gjirokastër-Tepelene duke transportuar emigrantë të vendeve MENA (vende të lindjes) për të kaluar kufirin me destinacion vendet e perëndimore.
Nga ky operacion u sekuestruan 650 euro dhe 2 celularë. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshëm.