Me dhjetë vota “pro” dhe shtatë “kundër” Komisioni për Çështje Kushtetuese miratoi leximin e parë të propozimit për ndryshimin e Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut. Komisioni votoi dy konkluzione: qasja drejt ndryshimit të Kushtetutës dhe përgatitja e draft-amendamenteve për ndryshimin e Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut.
Në debatin e parë për ndryshimet kushtetuese në Parlament, kryeministri Dimitar Kovaçevski, tha se nëse nuk votohen ato, do të ndërpritet procesi i integrimit të vendit në BE. Sipas tij me futjen e bullgarëve në Kushtetutë, nuk cenohet identiteti kombëtar dhe shtetëror i maqedonasve.
Osmani: Nevojitet një front evropian
E ardhmja e vendit nuk është vetëm përgjegjësi e qeverisë, por e kujtdo që është dakord që vendi të jetë pjesë e Bashkimit Europian. Vendi është në pikë kritike dhe nëse dëshiron të shohë progres duhet të marrë përgjegjësi, tha ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.
Aziri: Duhet të synojmë rrugën tonë në BE
Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Elmi Aziri, në seancën e Komisionit për Çështje Kushtetuese tha se anëtarësimi në BE është pista dhe rruga jonë. Çdo refuzim apo mospërkrahje në këtë rrugë do të dëmtojë të gjithë qytetarët.
Apasiev: Nuk do të ketë kurrë ndryshime kushtetuese
Deputeti dhe kryetari i Partisë “E Majta” Dimitar Apasiev tha se nuk do të ketë kurrë ndryshime kushtetuese. Sipas tij qeveria e Shkupit nuk ka siguruar asnjë garanci shtetërore se Bullgaria dhe vendet e tjera nuk mund të vendosin veto të reja. Në rrugën drejt BE-së.
Micevski: Opozita nuk bindet për ndryshimet e Kushtetutës
Nikolla Micevski tha se ndryshimet kushtetuese bëhen nën diktimin e Bullgarisë. Dhe se nuk opozita do t’i mbështesë ato asnjëherë.