-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Digjet” Shqipëria, Peleshi tregon për situatën e zjarreve në vend

Kryesoret

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi thotë se po punohet në disa zona të vendit, në lidhje me situatën e zjarreve. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Peleshi u shpreh se Forcat e Armatosura janë angazhuar në shuarjen e vatrave të zjarrit në Peshtan, Qafa e Shkozës dhe fshatin Kreshpan të bashkisë Fier.

Ndërkaq, në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane në Vlorë, aktualisht nuk ka flakë, por vijon të ketë tym për shkak të djegieve të brendshme, por pa probleme për qytetin.

Sipas Peleshit, situatë problematike ka edhe në fshatin Buz të bashkisë Memaliaj, ku era vështirëson punën, teksa 13 efektivë dhe një mjet janë angazhuar në shuarjen e zjarrit në fshatin Skrevan në bashkinë Dimal, vatër e cila u riaktivizua

“Situata e zjarreve në vend. Forcat e Armatosura dhe helikopteri Cougar, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile janë angazhuar gjatë ditës së sotme në aksionin e Efektivëve të Forcave të Armatosura dhe 7 mjete u angazhuan krah forcave zjarrfikëse të bashkisë Vlorë për shuarjen e zjarrit në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane.

Aktualisht nuk ka flakë, por vijon të ketë tym për shkak të djegieve të brendshme, pa probleme për qytetin. Po punohet ndërkohë në disa zona të tjera të vendit: në fshatin Çeprat, njësia administrative Shushicë, ku era e fortë favorizon përhapjen e flakëve. Në fshatin Kus pranë Liqenit të Thatë në Tiranë po punohet me 20 forca e 4 mjete për izolimin total të flakëve.

Situatë problematike ka edhe në fshatin Buz të bashkisë Memaliaj, ku era vështirëson punën. 13 efektivë dhe një mjet janë angazhuar në shuarjen e zjarrit në fshatin Skrevan në bashkinë Dimal, vatër e cila u riaktivizua”, shkruan Peleshi në Facebook.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit