-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ambasadori gjerman në Kosovë: Të ndalen kërcënimet ndaj serbëve të punësuar në polici

Kryesoret

Ambasadori gjerman Jorn Rohde, ka reaguar lidhur me fushatën denigruese që po bëhet në rrjetet sociale ndaj qytetarëve të komunitetit serb të cilët janë diplomuar dhe kanë nisur punë në policinë e Kosovës.

Ai e ka cilësuar si “intimiduese”  dhe shqetësuese fushatën në fjalë, duke kërkuar që ajo të ndalet menjëherë.

“Kjo fushatë kërcënimesh është absolutisht shqetësuese. Duhet të ndalet menjëherë. Policët e rinj nga komunitetet e pakicës boshnjake, rome, serbe dhe turke meritojnë të gjithë mbështetjen, veçanërisht nga komunat dhe qytetarët vendas,” ka shkruar Rohde.

45 policë të komunitetit serb kanë nisur punën tashmë në stacionet policore në katër komunat me shumicë serbe, Mitrovicë e Veriut, Leposaviç, Zubin Potok e Zveçan.

Këta zyrtarë të rinj policorë u ishin nënshtruar procedurave të konkursit e Akademisë së Policisë për të marrë këto pozita.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit