-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bardhi “kërcënon” Bashën: Do të nxjerr SMS-të! Ti mbështete kandidatët e Berishës

Kryesoret

50 mijë anëtarë të PD-së u përjashtuan nga e drejta e votës në zgjedhjet e 29 Korrikut për kryetarin e ri. Lajmin e njoftoi dje kryetari i komisionit zgjedhor të PD-së, Jemin Gjana, që theksoi se nga 75 mijë që ishin në 2021-shin, tani janë 25 mijë.

Por përse u përjashtuan?

Gjana tha se të përjashtuarit janë “Berishistët” që në zgjedhjet e fundit ishin rreshtuar me “Foltoren”. Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi sot zbuloi prapaskena të tjera që nxjerrin rolin e Bashës.

Ai tha se njeriu që sot po synon që të bëhet kryetar i PD-së, pra zoti Basha, në 14 Maj mbështeti kandidatë të Sali Berishës. I përmendi tre emra, në Vaun e Dejës, Rrogozhinë dhe Kurbin.

Ku është vula e PD-së? Bardhi: Lërini vulëhumburit, e kam unë…

Në këtë pikë, Bardhi ngriti pyetjen se meqë anëtarët  u përjashtuan se mbështetën kandidatët e Berishës, po Basha a nuk duhet të përjashtohet? I kërkoi të flasë, ose do të nxjerrë SMS-të e komunikimit mes tyre.

Kam një pyetje për zotin Basha, që është kandidati për kryetar partie. Cilin ka mbështetur Lulzim Basha në Vaun e Dejës? Duhet t’ua thotë demokratëve, nëse nuk ua thotë, do të jem i detyruar të bëj publike komunikimet me SMS. Po në Rrogozhinë? Në Vaun e Dejës mbështeti Zef Hilën, në Kurbin. Basha ka mbështetur kandidatët e Beishës dhe të Metës.

Bardhi: Gabova që i besova! Basha po më sulmon me shkrime të paguara

Ka mbështetur tre, por mund të them edhe më shumë. Ja po e them, pyesni zotin Basha, nëse Basha e mohon…shikoni kush e priti në Vaun e Dejës. Unë përmenda tre raste, por kjo situatë ka qenë në të gjithë Shqipërinë. Se dy zgjidhje kishte, ose të mbështeste kandidatin e opozitës, ose Ramës.

Në Divjakë, kanë qenë drejtues të shtabeve të zotit Berisha, sepse ata që kandidonin ishin demokratë dhe kryetari jonë atje, ka bërë shumë mirë që ka qenë shef shtabi i kandidatit të Berishës. Ndërsa Aurel Bylykbashi që ka qenë shef shtabi i Luçiano Boçit është përjashtuar. Ku është standardi këtu?” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit