Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier për mes një postimi në llogarinë e tij në Twitter ka reaguar në lidhje me raportimet e fundit se policët e rinj serb janë kërcënuar.
Në reagimin e tij Hovenier ka shprehur shqetësimin dhe e ka cilësuar si të papranueshme këtë situatë.
“Kërcënimet dhe frikësimet e individëve që shërbejnë për të mirën e të gjithë qytetarëve në Kosovë janë komplet të papranueshme.
E kam thënë më parë, Policia e Kosovës ekziston për t’u shërbyer të gjitha komuniteteve në Kosovë dhe përbërja e saj duhet ta pasqyrojë diversitetin e Kosovës,” shkruan ai në Twitter.
Fully share these concerns. Threats & intimidation to individuals serving for the benefit of all of Kosovo’s citizens are completely unacceptable. As I’ve said before, the Kosovo Police exists to serve all communities in Kosovo & its makeup should reflect Kosovo’s diversity. https://t.co/rC4A38V8gM
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) July 26, 2023