-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ku është vula e PD-së? Bardhi: Lërini vulëhumburit, e kam unë…

Kryesoret

Në PD-në zyrtare ka nisur një betejë e re për vulën. Në 18 Korrik, Kryesia e PD-së njoftoi se ia ka hequr Gazment Bardhit për t’ia kaluar Indrit Sefës. Jemin Gjana tha dje se nuk e di ku ndodhet tani vula. I pyetur për këtë mister, sekretari i përgjithshëm, tha sot se vulën e ka ai.

Unë e kam vulën ku ka qenë dhe është protokolli i partisë. Nuk ka zyrë protokolli tani në këtë moment PD-ja. Ka vetëm dy zyra, një për sekretarin e përgjithshëm dhe një për kryetarin e komanduar.

Bardhi: Gabova që i besova! Basha po më sulmon me shkrime të paguara

Protokolli administrohet nga sekretari i përgjithshëm. As e kam marrë në xhep, as e kam çuar në shtëpi. Aty ku ka qenë është. Unë nuk i ndihmoj dot ata që kanë humbur vulën. Disa duan të shpallen vulëhumbur. Vula, arkivimi, protokollimi bëhet sipas statutit të partisë” tha ai.

Flirt mes jush dhe Berishës? “Qëndrimi im është identik me atë që kam shprehur nga nëntori deri në këtë moment. Nuk ka asnjë ndryshim qëndrimi. Ka një ndryshim strategjie për të mos harxhuar energjinë në betejën brenda PD-së, por për t’u fokusuar te beteja me Ramën. Disa kanë zgjedhur që të rrinë në shtëpi dhe të merren me Berishën.

PD i bën gjyqin! Bardhi: Nuk shkoj! Basha po sillet si Berisha!

Duan ta bëjnë? Janë të lirë. Nuk mund të baltosësh kolegë dhe sekretarin e përgjithshëm meqë energjitë e veta ka vendosur t’i harxhojë me Ramën. Kur unë kam bërë betejë me Berishën, disa u mbyllën në shtëpi dhe kishin frikë t’i përmendnin emrin. Disa u fshehën dhe sot nuk guxojnë ti zënë emrin me gojë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit