Një aksident është shënuar rreth orës 02:00 të mëngjesit në aksin Vorë-Fushë-Krujë në afërsi të fshatit Hasan ku një automjet tip “Mercedes Benz”, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me mbrojtësen metalike anësore, e cila ka hyrë në xhamin e përparmë, nga ana e shoferit, duke e ndarë makinën përgjysmë.
Për pasojë të këtij aksidenti, i plagosur mbeti drejtuesi i mjetit, 23-vjeçari Indrit Mahmuti. I riu mësohet se ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar në Spitalin e Traumës me fraktura në kokë.
Shkak i këtij aksidentit dyshohet se është shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonte 23-vjeçari. Gjithashtu bëhet me dije se është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë të riun nga mjeti.