Ish-kreminsitri, Sali Berisha ka komentuar zhvillimet e sotme të cilat erdhën pas takimit të asamblesë së Partisë Socialiste.
Sipas Sali Berishës, Gjiknuri u flak sot si Ahmetaj me këshillat që të arratiset. Berisha tha se dosja e inecenratorëve po shpërbën këtë kupolë mafiozë e se Rama është i gatshme që t’i shesë këdo.
Ajo dosja rëndom mund të quhet dosja Ahmetaj dhe në çdo fjalë në çdo kuptim dhe nënkuptim ajo është dosja Rama, dosja viktimë e fundit Damiani, që u flak sot si Arben AHmetaj natyrisht me këshillën për tu arratisur.
Dosja dhe flakët e saj kanë përcëlluar deputetë e ministra të tjerë. Ndaj edhe lokali i bukur i pronarit të vet u shndërruar në një shpellë mafie për një orë. Dyërt e mbyllura ishin fytyra e vërtetë e mafias shtetërore. Asambleja e mafioze më të rrezikshme u mblodh pas trupit të arratisë së shekullit,” tha Berisha.