-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Osmani rikthen fjalimin e mbajtur në Parlamentin Evropian në nder të Adem Demaçit

Kryesoret

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në pesë vjetorin e vdekjes së Adem Demaçi ka rikthyer fjalimin që ka mbajtur kohë më parë në Parlamentin Evropian.

Osmani thekson se lufta për drejtësi, mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe kauza për Kosovën Republikë portretizohen më së miri në jetën dhe veprën e simbolit të rezistencës kombëtare si Adem Demaçi.

“Liria e popullit ishte më e rëndësishme se sa ajo individuale. Historia e Demaçit është histori e vendosmërisë së palëkundur, guximit dhe vullnetit të paepur për të mbijetuar pavarësisht rrethanave.

Përgjatë gati tri dekadave të burgut, ai mbajti peshën e padrejtësisë, duke kultivuar humanizmin dhe ruajtur shpresën për një të nesërme më të mirë,” shkruan Osmani.

Ajo thekson se vetëmohimi i tij është dëshmi e rrugës së vështirë deri te liria dhe formimi i shtetit, ndaj e kujtojmë me respekt në gjithmonë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit