-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FOTO/ E zuri poshtë zetori me dru, ky është i riu që humbi jetën

Kryesoret

Ekrem Sherif Smakiçi është i riu i cili ndërroi jetë pas ranga rimorkio e traktorit në Drenas.

Policia e Kosovës njoftoi se një burrë në Drenas është dërguar pa shenja jete në QKMK, pasi dyshohet se gjatë ngarkimit të druve në rimorkio është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime vdekjeprurëse.

Ndërkohë ditën e sotme zyrtari i PDK-së, Sami Lushtaku ka publikuar fotografinë e të riut.

Lushtaku tha se viktima është Ekrem Smakiqi nga Abria e Poshtme e Skenderajt.

“Me dhembje të thellë morëm lajmin për vdekjen e hershme të bashkëqytetarit e  bashkëvendasit tonë, djalit të ri e punëtorit të madh, Ekrem (Sherif) Smakiçi nga Abria e Poshtme e Skenderajt.

Ekremi i përkiste familjes atdhetare Smakiçi, kurse si i ri ishte shëmbull për punën dhe përkushtimin e tij në shërbim të mirëqenies së familjes, duke punuar parreshtuar deri ditën e djeshme kur ndërroi jetë papritur.

Vdekja e tij lë të pikëlluar familjen dhe gjithë ne të tjerët që patëm rastin ta njohim këtë djalë të jashtëzakonshëm. Ngushëllimet më të thella familjes Smakiqi, miqve dhe dashamirëve! SL”, ka shkruar Lushtaku.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit