Vala e re e trazirave në pesë burgje në Ekuador ka lënë të paktën 31 të vdekur vetëm në burgun Litoral, në Guayaquil.
Forcat e sigurisë së Ekuadorit i dhanë fund trazirave në burgun El Litoral duke rimarrë kontrollin e plotë pas 5 ditësh trazirash.
Ushtria dhe policia kanë hyrë në burg për të rivendosur rendin dhe për të kërkuar për armë, municione, eksplozivë dhe sende të tjera të paligjshme të përdorura në betejat e vazhdueshme. Forcat e armatosura konfiskuan disa armë, shkruan CNN.
Rebelimi i të burgosurve filloi të shtunën kur qeveria shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për 60 ditë pas trazirave. Përplasjet kanë ndodhur midis dy bandave të lidhura me trafikantët e drogës.