Policia e Durrësit ka arrestuar një 57-vjeçar me inicialet S. F. nga Kosova pasi vodhi targat e 6 automjeteve turistëve të huaj që kishin ardhur në Shqipëri.
57-vjeçari kishte vjedhur targat e 6 automjeteve në pronësi të 6 shtetasve nga Serbia, Moldavia, Mali i Zi e Ukraina.
Sipas njoftimit të policisë shqiptari nga Kosova dyshohet se vjedhjen e targave e bënte me qëllim për tua shitur shtetasve me precedent kriminal për të kryer krime ndaj jetës dhe pronës.
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale targat e vjedhura në 6 automjete.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.