-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë, Balliu: Peng i korrupsionit i qeverisjes së Edi Ramës

Kryesoret

Në lidhje me zjarret të cilat pushtuan Vlorën prej ditësh ka ardhur reagimi i shefit të organizimi të PD-së, Klevis Balliu.

Në reagimin e tij Balliu shprehet se vetëm 2 vite më parë drejtoresha e landfillit të Sherishtës në Vlorë ishte shprehur do të përfundonte projekti ç’ka do të sillte zgjidhjen e situate alarmante e mbetjeve në Vlorë.

Balliu shtoi se tani jemi 2 vite më vonë dhe situata është në prag të një katastrofe mjedisore.

“Ja ku jemi 2 vjet e 10 milion euro më vonë, dhe Vlora është në prag të një katastrofe mjedisore me pasoja për shëndetin dhe jetën e banorëve, jo vetëm të qytetit, por të gjithe zonës.

Si të mos mjaftonin ‘tigrat’ e ndryshkur Belindës dhe Edit, të parkuar në gji për të prodhuar energji elektrike, çdo verë rikthehet zjarri kancerogjen i fushës së mbetjeve. Para tri ditësh një zjarr i pakontrollueshëm përfshiu fushën e vjetër të mbetjeve.

Si në skenarin e vitit 2021, flitet sërish për zjarrvënie të qëllimshme. Për përplasje të bandave të babëzitura të pushtetit dhe inceneratorëve.

Vetëm disa kilometra më tej këtij zjarri gjendet i pajetë landfilli i Sherishtës i cili ka kushtuar 10 milion euro.Ky landfill është pjesë e Integretaed Technology Services të Zotos së famshëm të Edi Ramës,” u shpreh Balliu.

Më tej ai shtoi se SPAK nuk duhet të rrijë duarlidhur pasi sipas Balliu kjo çështje la lidhje me dosjen e inceneratorëve që janë në hetim.

“SPAK nuk mund të rrijë duarlidhur para bombës ekologjike të Vlorës, e cila lidhet drejtpërdrejt me dosjen e madhe të inceneratove që ka në hetim. Gishti i Zotos dhe gjurma e Ramës dhe Agaçit janë edhe aty,” shkruhet në reagimin e tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit