Fillon mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD pasi është arritur kuorumi për zhvillimin e saj. Prezent në mbledhje janë 245 anëtarë. Në mungesë të Kryetarit të Këshillit, ngrihet komisioni drejtues i punimeve që drejtohet nga Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi. Këshilli Kombëtar vendos ndryshimin e rendit të Ditës:
Diskutime dhe vendimmarrje për zbatimin e nenit 46, pika 4 të Statutit të PD. Diskutime, qëndrime dhe vendimmarrje mbi situatën e krijuar në Partinë Demokratike, veçanërisht pas zgjedhjeve të 14 Maj 2023.
Më herët pati edhe një reagim nga Kryesia e PD ku thuhet se Bardhi po e përdor mbledhjen e Këshillit për interesa personale. Një çështje tjetër që pritet të miratohet është pranimi i dorëheqjes i datës 21 mars 2022 e kryetari të PD, Lulzim Basha dhe pranimin e dorëheqjes të datës 17 maj 2023 e nënkryetarit Enkelejd Alibeajt.
Të pranishëm në mbledhje janë 245 anëtarë nga 453 që ka gjithsej Këshilli. Me këtë pjesëmarrje është plotësuar kuorumi për t’u zhvilluar takimi. Këshilli Kombëtar përbëhet nga anëtarë të PD zyrtare, por ka anëtarë që kanë kaluar nga grupi i Rithemelimit. Këshilli Kombëtar që është thirrur sot është lista e fundit e miratuar me anëtarë, përpara se të nisnin përplasjet mes grupit të Lulzim Bashës dhe Sali Berishës.