Forca Operacionale në Policinë e Shtetit e ndihmuar nga policia lokale në Kurbin kanë kryer kontrolle në shtëpinë e Erivs Martinajt në Fushë Kuqe.
Paraprakisht mësohet se kontrollet janë kryer në kuadër të dosjes që arrestoi biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe dy ish-shefat.
Konkretisht ish-shefin e Operacionales Oltion Bistri dhe ish-shefin e krimeve në Shkodër dhe Berat, Ardit Hasanbega.
Ende nuk dihet se si lidhet emri i “mbretit” të basteve, Ervis Martinaj në këtë dosje dhe çfarë është gjetur nga kontrolli me imtësi në shtëpinë e tij.
Biznesmeni i basteve është zhdukur prej 10 gushtit të vitit të kaluar dhe prej tij ende nuk ka asnjë gjurmë.
Nga drejtor në qeli! Kush e katapultoi Bistrin, paralajmërimet dhe fundi i hidhur?