SPAK është duke zhvilluar një operacion të përbashkët me autoritetet italiane. Janë lëshuar disa urdhër-arreste. Operacioni është në vijim e sipër.
Aksioni i SPAK është i shtrirë në disa qytete. Dyshohet se mes të arrestuarve ka prokurorë dhe policë. Janë vendosur biznesmeni Pëllumb Gjoka, ish-drejtuesi i Operacionales, Olti Bistri dhe drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita.
SPAK ka paralajmëruar një konferencë për shtyp në orën 10:00 ku do të japë detaje të hollësishme rreth këtij hetimi.