Një përleshje e përgjakshme është regjistruar në një snack bar në stacionin Grunau S-Bahn në Treptow. Nga ky sherr janë plagosur 3 persona mes të cilëve edhe një 45-vjeçar shqiptar.
Sipas policisë ende është e paqartë shkaku i konfliktit i cili çoi situatën deri në plagosje.
Sipas policisë gjermane ngjarja u regjistruar në orën 1:30 të mëngjesit në “Bistro Palme” në Adlergestell sepse tre burra kishin sulmuar njëri-tjetrin.
Kur zyrtarët e Berlinit dhe oficerët e policisë federale mbërritën, vetëm një nga ata që dyshohet se ishin përfshirë në sherr ishte ende në vendngjarje.
Ku që në atë moment u bë arrestimi i tij. 45-vjeçari shqiptar ka marrë plagë të rënda pasi është prerë në stomak.
Ekipet e shpëtimit dhe një ambulancë kanë dërguar të plagosurit rëndë në spital ku iu nënshtrua një operacioni urgjent.
Gjendja e tij tani mësohet të jetë e qëndrueshme. Sipas informacioneve shqiptari mësohet se ka qenë i dehur dhe fillimisht është dëbuar nga lokali nga punonjësit.
Pas kësaj mësohet se është kthyer dhe ia ka goditur me sende.
Të plagosur kanë mbetur edhe dy afganë të moshës 20 dhe 23 vjeç. Pas trajtimit ambulator nga ekipet e shpëtimit, të dy u arrestuan dhe u dorëzuan në policinë kriminale. 23-vjeçari mësohet se është punonjës i lokalit.