-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sanksionet e reja të BE-së ndaj Rusisë zbatim edhe në Shqipëri

Kryesoret

Këshilli i Bashkimit Europian ka ashpërsuar sanksionet ndaj tregtisë me Rusinë. Masat shtesë të miratuara më 23 qershor në Bruksel do të zbatohen edhe në Shqipëri.

Në vendimet e BE-së parashikohet ndalimi i shitjes së letrave me vlerë të transferueshme apo të shprehura në çdo monedhë zyrtare të një shteti anëtar, si ndërmarrjeve, ashtu edhe personave fizik apo ndaj çdo shtetasi rus ose subjekti të themeluar në rusi.

Këshilli i Europës ka kërkuar edhe ndalimin e dhënies apo vazhdimit të çdo kontrate publike apo koncensionare me Rusinë.

Shtohet edhe masa ndaluese e importit të produkteve të hekurit dhe çelikut. Ndalimi i importit do të zbatohet edhe për blerjen e mallrave të luksit me vlerë mbi 300 euro.

Ndalohet tranziti përmes territorit të Rusisë së mallrave dhe teknologjisë së përshtatshme për përdorimin në aviacion.

Gjithashtu do të jetë e ndaluar shitja apo transferimi i të drejtave të pronësisë intelektuale.

Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës nisi në muajin shkurt të vitit të kaluar. Pas nisjes së luftës kjo është paketa e 11 e sanksioneve të miratuara nga BE. /Monitor

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit