-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqiptarja pagoi dy killera për t’i vrarë burrin

Kryesoret

Një e vërtetë tronditëse është zbardhur nga hetime t e kryera nga autoriteti italiane në lidhje me vrasjen e shqiptarit, Petrit Caka.

Grabitja fatale e 13 dhjetor të vitit të kaluar ku mbeti viktimë Caka pas hetimeve rezulton të jetë një improvizim të cilës hetuesi ia gjetën fillimin dhe autorin e vërtetë.

Sipas policisë italiane bashkëshortja e Cakës kishte porositur 2 vrasës me pagesë për t’a vrarë atë dhe të dukej si një grabitje e cila përfundoi me viktimë burrin e saj.

Gruaja mësohet se ishte viktimë e dhunës së vazhdueshme nga bashkëshorti dhe e kishte parë si të vetmen rrugë zgjedhje heqjen qafe të tij. Ajo i kishte kërkuar të vëllait ti gjente vrasës me pagesë të cilët i morën nga Shqipëria për të kryer aktin e rëndë.

Ata inskenuan një grabitje në shtëpinë e shqiptarit e më pas e vranë me thikë duke i shkaktuar një sërë plagësh në qafë dhe në trup me pasojë vdekjen.

Menjëherë pasi shqiptari ka ndërruar jetë në banesë është shfaqur bashkëshortja e cila ka nisur edhe ajo rolin e saj duke u hequr se dikush i kishte vrarë burrin gjatë një grabitjeje në shtëpi.

Ajo njoftoi policinë në lidhje me ngjarjen të cilët karabinierët gjetën gjurmët e vrasësve dhe mundën të identifikonin mjetin e përdorur dhe rrugët e përshkuara prej tyre atë ditë.

Nga këto hetime në pranga u vu edhe bashkëshortja e cila mendoi planin e rëndë e fatal për burrin e saj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit