-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zjarrfikësit në luftë gjatë natës në Greqi, digjen ferma dhe fabrika

Kryesoret

Zjarrfikësit në Greqi luftuan me zjarret që po digjen për të dhjetën ditë radhazi në ishullin Rodos, ndërsa zjarre të reja shpërthyen në mbarë vendin.

Këto zjarre shkatërruan ferma dhe fabrika gjatë natës dhe i lanë fermerët në nxitim për t’i evakuuar kafshët e tyre.

Zjarret në të gjithë Greqine, të cilat janë shtuar nga erërat e forta dhe temperaturat që kalojnë 40 Celsius, vranë dy persona të tjerë në Greqinë qendrore më 26 korrik, duke e çuar numrin e të vdekurve nga zjarret në gjithsej pesë.

Zyrtarët urdhëruan evakuimin e disa komuniteteve në zonën Magnesia, një zonë bregdetare në veri të Athinës e goditur rëndë nga zjarret.

Trupi i një bariu 45-vjeçar është gjetur në një zonë rurale mbrëmjen e së mërkurës, tha zjarrfikësja.

Më herët, autoritetet kishin gjetur trupin e një gruaje, tha televizioni shtetëror ERT. Të dyja këto vdekje i atribuohen zjarreve. /REL

Artikulli i plotë këtu.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit