-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dy javë “luftë” me flakët, bie intensiteti i zjarreve në Greqi

Kryesoret

Zjarret në Greqi janë fashitur më 28 korrik pasi dy javësh të përhapjes me intensitet të lartë. Shërbimet greke të urgjencës po punojnë për të parandaluar vatra të reja zjarresh në pjesën qendrore të vendit, nga ku shumë banorë kishin ikur shkaku i një shpërthimi masiv në një depo municioni një ditë më parë.

Si pasojë e zjarreve – të nxitura nga temperaturat ekstreme dhe erërat e forta – kanë vdekur pesë persona, janë shkatërruar shtëpi, ferma dhe fabrika dhe janë djegur pjesë të konsiderueshme të tokave pyjore që nga 17 korriku.

Në zonën e goditur rëndë të Magnezisë, zjarret arritën në një depo municionesh të forcave ajrore pranë qytetit bregdetar të Nea Aghialos më 27 korrik. Zjarri në depo shkaktoi shpërthime të fuqishme dhe roja bregdetare tha se banorë lokalë u detyruan të largoheshin nga ajo zonë.

Avionët luftarakë të vendosur në një aeroport ushtarak aty pranë u zhvendosën si masë sigurie, tha një zyrtar qeveritar.

Shpërthimi u ndje në një hapësirë të madhe prej disa kilometrash larg depos, duke shkaktuar thyerjen e xhamave të disa dyqaneve, thanë vendasit për agjencinë Reuters.

Ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias, tha më 28 korrik se kishte urdhëruar një hetim mbi incidentin.

Zjarrfikësit bënë një “përpjekje mbinjerëzore”, por nuk arritën të zbusin zjarret e rindezura në zonën më të gjerë të Volos dhe në Aghialos, tha zëdhënësi i brigadës së zjarrfikësve, Ioannis Artopoios.

Dhjetëra zjarrfikës punuan në atë zonë, të ndihmuar nga pesë avionë dhe një helikopter, pasi erërat e forta mund të shkaktojnë ndezje të reja, tha brigada e zjarrfikësve.

Në ishullin Rodos, ku më shumë se 20.000 turistë dhe vendas u larguan nga hotelet dhe shtëpitë buzë detit gjatë fundjavës, zjarret janë shuar pasi kanë djegur rreth 10 për qind të sipërfaqes së ishullit./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit