-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FNSH futet brenda “folesë”! Blinda dhe maska për grabitje dhe vrasje

Kryesoret

Tetë persona u arrestuan dhe nëntë të tjerë janë në kërkim në kuadër të operacionit “Metamorfoza” që çoi pas hekurave drejtues prokurori, shefa dhe policë, por edhe biznesmenë që ishin të lidhur me grupet kriminale dhe të përfshirë në vrasje.

Operacioni u shtri natën në disa qytete. Në operacion u përfshinë Forcat Speciale RENEA, FNSH, Forca e Posaçme Operacionale dhe drejtoritë vendore të Policisë Shkodër, Lezhë, Vlorë dhe Tiranë, në drejtimin e SPAK-ut. Në Shkodër u zbulua edhe një qendër monitorimi me kamera ku kriminelët monitoronin lëvizjet e policisë dhe rivalëve në qytet. Gjithashtu maska që përdoreshin për vrasje dhe grabitje, por edhe makina të blinduara.

“Hape derën…”! Po vjen RENEA, si u kapën bosët në gjumë? (Dalin pamjet)

Gjatë operacionit u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i provave materiale të mëposhtme: 8 armë zjarri (6 pistoleta, 1 automatik, 1pushkë), municion luftarak, 19 karikatorë për mbajtje municionesh, 2 baza për vendosje snajperi, 3 armë gjahu, 2 baza karikues radiosh policie, 2 armë të ftohta, 3 maska, 1 paruke, 8 automjete (4 prej tyre të blinduara), 1 kamera kurth, 2 targa automjetesh, 3 ora dore të markave të shtrenjta, 3 409 000 lekë, 31 205 euro, 4 400 dollarë, 3 USB, 7 DVR, 28 celularë dhe 1 laptop.

VIDEO-KAMERAT/Ja si bosët në Shkodër fusnin në kurth policët dhe rivalët

Të arrestuar deri tani
-Pëllumb Gjoka
-Edmond Preka
-Astmer Bilali
-Ardit Hasanbenga
-Oltion Bistri
-Xhevahir Lita
-Sabjan Troshani
-Nehat Fojeta

Në kërkim
-Behar Bajri Brahovic
-Ervis Martinaj
-Denis Bajri Brahovic
-Klaudio Haka
-Prek Kodra
-Aleks Ndreka
-Arsat Bashli
-Bardhyl Marvraj
-Elion Hato

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit