-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mbetën disa orë në det të hapur, shpëtohen 5 turistë në Karaburun

Kryesoret

Policia Kufitare e Vlorës njofton se u ka ardhur në ndihmë 5 personave, të cilët mbetën të bllokuar në det dhe e kishin të pamundur kthimin në breg.

Njoftimi i policisë:

Karaburun, Vlorë/ Policia Kufitare e Vlorës dhe Delta Forcë i kanë shkuar në ndihmë 5 shtetasve që kishin ngelur në det dhe e kishin të pamundur kthimin në breg, me mjetin e tyre lundrues skaf.

Gjatë ditës së sotme, salla operative e Policisë Kufitare Vlorë ka marrë njoftim se një mjet lundrues gomone me 5 shtetas në bord, kishte pësuar defekt, në plazhin 📍e Zhapovelit, Karaburun.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit janë organizuar shërbimet e Policisë Kufitare, për t’iu shkuar në ndihmë 5 shtetasve të cilët ndodheshin në mjetin lundrues i cili e kishte të pamundur lundrimin dhe kthimin në breg.

Shërbimet e Policisë, me mjetet e Policisë Kufitare, kanë shoqëruar në breg, mjetin lundrues gomone, së bashku me personat në bord, të cilët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore, në SPK Triport.

Policia e Kufitare është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve, për të krijuar një ambient sa më të sigurtë dhe në këtë kuadër fton qytetarët të denoncojnë në 112📞 dhe në Komisariatin Dixhital📲 çdo rast të paligjshmërisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit