Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, pas daljes nga SPAK në ambientet e jashtme të prokurorisë në konferencë për mediat ka folur lidhur me dëshminë e tij në Prokurorinë e Posaçme, i thirrur nga kreu i PD-së, Sali Berisha për dosjen “Partizani.
Fjala e Ballës
Është një lajm i mirë për të gjithë shqiptarët. Unë uroj që procesi të jetë i drejtë dhe përgjegjësia penale të shkojë te gjithkush. Unë nuk jam nga ata persona që kam bërë një kallëzim penal në një emër tjetër, unë e kam bërë në emrin tim dhe i qëndroj deri në fund. Drejtësia vonon, por nuk harron. Kompleksi Partizani, sot janë 17 kulla. Uroj shumë që ditët në vijim, të jem këtu edhe për një kallëzim tjetër, që ka të bëjë për ’21 Janarin’. Shpresoj shumë që edhe për këtë çështje të jem i thirrur si dëshmitar, sepse kam qenë i pranishëm në protestë. Unë nuk do të bëj asnjë citim të çështjeve që kam bërë në gjykatë. Besoj shumë që kjo çështje të marrë vendimin e duhur nga drejtësia.
E thirri Berisha/ Balla dëshmon për ‘Partizanin’: Do të përgjigjem për cdo gjë!
‘Na sqaro pozicionin’- Përplasje e fortë Balla-Malltezi në gjyq (Debati)









