Kryeministri Edi Rama paralajmëron lëvizje në qeveri pas pushimeve, në nisje të sesionit të ri në shtator. Për dy ditë ka mbledhur Këshillin e Ministrave, bashkë me zv/ ministrat dhe stafin e ngushtë në Tepelenë.
Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shprehet se sezoni i ri do të vijë me reformime dhe vetëreformim pa dhënë detaje të tjera.
“Reflektime dhe qarkullim mendimesh e idesh në prag të një sezoni të ri reformimesh dhe vetëreformimi. Tepelenë, çaste nga mbledhja e zgjeruar e qeverisë që do të zgjasë dy ditë” shkruan Rama. Mbledhja vazhdon me analizë dhe projekte.
@5pyetjet.al Rama “fut” kokën te Ujë i Ftohtë në Tepelenë #edirama #tepelena #ujiiftohte ♬ original sound 5pyetjet.al
Në krah të tij shfaqet edhe ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj, e cila tre ditë më parë ishte në qendër të vëmendjes për shkak të lajmit që qarkulloi për shkarkim nga detyra, por që u mohua nga dy protagonistët.