-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zgjedhjet në veri, BE: Dorëheqja e kryetarëve është rruga më e shpejtë

Kryesoret

Bashkimi Evropian së fundi është shprehur se zgjedhjet në katër komunat në veri të Kosovës duhet  të shpallen sa më shpejt dhe të organizohen në mënyrë gjithëpërfshirëse.

Një zëdhënëse e BE-së u shpreh se ata presin që palët të zbatojnë kërkesat e BE-së siç është bërë e ditur në deklaratën e 27 shteteve anëtare më 3 qershor 2023.

“Kjo përcakton qartë se zgjedhjet e hershme duhet të shpallen sa më shpejt dhe të organizohen në mënyrë plotësisht gjithëpërfshirëse në të katër komunat me shumicë serbe në veri”.

BE-ja ka propozuar se dorëheqja e kryetarëve është rruga më e shpejt për të nxitur zgjedhje të parakohshme.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në lidhje me dorëheqjen e kryetarëve është shprehur se është akt moral dhe ka propozuar që qytetarët si zgjidhje të nisin një peticioni nëse duan dorëheqjen e kryetarëve.

BE-ja e ka cilësuar të paqëndrueshme status-quonë në veri të vendit pas dorëheqjes së serbëve nga institucionet e Kosovës dhe bojkotit të zgjedhjeve në veri nga serbët.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit