Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa këto ditë po shijon pushimet në Shqipëri.
Ajo po kalon disa ditë pushimi me familjarët e saj në jug, destinacion të cilin ka disa vite që e zgjedh.
E teksa po shijon mrekullitë e rivierës shqiptare, Dua ndau me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa foto të reja nga pushimet.
Më e veçanta është ajo që artistja shkroi në përshkrimin e fotove, ku zgjodhi të shkruante në gjuhën shqipe: “A më mirë këtu a atje”.
Kjo frazë zakonisht përdoret nga vendasit për të pyetur shqiptarët e diasporës nëse kalojnë më bukur në trevat shqiptare apo atje ku jetojnë.
Mesa duket, artistja e hiteve ndërkombëtare e ka ndarë mendjen që edhe në shtetin e saj amë është po aq bukur sa në Mbretërinë e Bashkuar, ku është lindur dhe rritur.
a ma mire ktu a atje? 🤪 pic.twitter.com/IZJzB0CA93
— DUA LIPA (@DUALIPA) July 29, 2023