Vrasje tragjike në Itali. Autori është shqiptar. 48-vjeçari ka pritur jashtë shtëpisë një infermiere 63-vjeçare në pension, për ta goditur me dy goditje me sëpatë në kokë.
Gruaja u vra brutalisht nën sytë e nënës së saj 80-vjeçe që po e shoqëronte, djalit të saj 30 vjeçar që po e shihte nga dritarja dhe disa familjeve që ishin në rrugë në atë moment me fëmijët, shkruajnë mediat italiane.
Vrasësi është i martuar dhe ka dy vajza adoleshente. Pasi hoqi armën iu dorëzua karabinierëve duke rrëfyer vrasjen. Ende nuk dihen shkaqet e konfliktit që solli vrasjen e rëndë.
Tronditëse! Shqiptari i zë pritë dhe vret komshien në sytë e djalit: E qëllova