-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mbetjet në liqenin e Komanit dëmtojnë turizmin në Alpe

Kryesoret

Dhjetra fshatra përreth liqenit të Komanit i derdhin mbetjet në natyrë në mungesë të shërbimeve, ndërsa bashkitë shpallin pamundësinë për pastrimin e liqenit dhe kërkojnë ndihmën e ushtrisë.

Grykëderdhja e lumit të Shalës në liqenin e Komanit është një nga destinacionet më tërheqëse të Alpeve shqiptare gjatë viteve të fundit.

Por imazhi i virgjër i zonës në skajin verior të Shqipërisë cënohet nga tonelatat e mbetjeve që notojnë në liqenin e Komanit.

Në bujtinën “Blini i Gurit t’Lekës” që e ka marrë emrin nga një gojëdhënë për Lekë Dukagjinin, pronari Paulin Qeta thotë se hedhja e mbeturinave në liqenin e Komanit po e dëmton së tepërmi zhvillimin e turizmit në këtë zonë.

“Unë vetë personalisht në fillim të sezonit bëj dy-tre pastrime të liqenit të Komanit me varka që kanë fshatarët, duke i paguar ata, por prapë nuk e pastroj aq sa duhet,” tha ai për BIRN.

Liqeni i Komanit është një rezervuar mbi lumin Drin, i rrethuar nga kodra të pyllëzuara, shpate vertikale dhe gryka të thella.

Rreth 90% e mbetjeve në liqen vijnë nga Fierza si dhe fshatrat e zonës së Fushë-Arrëzit dhe Tropojës.

Qeta fajëson për ndotjen si njësitë e pushtetit vendor, ashtu edhe banorët.

“Pushteti vendor nuk i mbledh mbeturinat, ndaj ata i hedhin këtu,” thotë ai.

Edhe Entela Kola, përgjegjëse e turizmit në bashkinë e Vaut të Dejës thotë se 12 fshatrat e njësisë administrative Temal ndikojnë në ndotjen e liqenit të Komanit.

Shumë prej këtyre fshatrave janë braktisur nga banorët e tyre, por një pjesë kthehen gjatë sezonit të verës. /Reporter.al

Artikulli i plotë këtu.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit