Vjeshta do të vijë me disa reforma në qeverisje. Këtë e konfirmoi vetë kryeministri Edi Rama në fund të mbledhjes dy ditore në Tepelenë me qeverinë. Fokusi mes të tjerash do të jetë tek teknologjia. Inteligjenca artificiale.
“Një reformë duhet të nisë në arsim për të thelluar një tjetër proces ku ne nuk mund të jemi të papërgatitur përballë lëvizjeve demografike, rënies së lindshmërisë dhe ndryshimeve në botën teknologjike.
Në u fokusuam te kodimi, tani ajo që ka dalë para botës së zhvilluar është se kjo mund të dalë komplet jashtë loje me inteligjencën artificiale” tha ai.
Po ku do të futet inteligjenca artificiale? “Inteligjenca artificiale mund ta transformojë procesin e prokurimeve. Me inteligjencën artificiale ne do ta çojmë këtë proces në një nivel krejt tjetër” tha ai.
A e hodhi Gjiknurin në “gojën” e SPAK-ut? Rama thyen heshtjen: Kjo është e vërteta
Jo vetëm kaq. Kryefjalë do të jetë e-Albania. Shërbimet online. Atë që do të ndodhë e shpjegoi Rama. “E-Albania do të komunikojë qytetarët si “ChatGPT”. Qytetari që do të futet do të jetë i shoqëruar nga inteligjenca artificiale.
“Dua të bëjë këtë licencë, apo të marr atë shërbim”. E-Albania nuk do të jetë më thjeshtë me shkrim, por do të marrësh në “FaceTime” në kohë reale për të udhëzuar. Edhe për drejtësinë kemi filluar një proces të inteligjencën artificiale për më tepër objektivitet në vendimmarrjen e drejtësisë” tha ai.
A do të bëjë ndryshime në qeveri? Rama: Në shtator impuls të ri
Në fund kishte një thirrje për prokurorët në lidhje me zjarret në vend. “U bëj një thirrje prokurorëve që kanë shpallur pushime çështjesh për djegie pyjesh që të mos harrojnë fëmijët e tyre, fëmijët e fëmijëve të tyre dhe as gjyshërit që kanë mbjellë ato pemë kur marrin përsipër vendime të tilla kriminale për këta kriminelë që duhet të shkojnë në burg dhe të rrinë gjatë në burg që me një shkrepëse djegin pasuritë e vendit” përfundoi Rama.