-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Senati kalon ligjin që i lejon Kosovës ushtrimet me forcat amerikane

Kryesoret

Senati amerikan ka miratuar Projektligjin e Mbrojtjes për vitin fiskal 2024, pjesë e të cilit është edhe një trajnim që përfshin Kosovën. E për këtë ka kontribuar edhe senatorja amerikane, Jeanne Shaheen. Në një komunikatë zyrtare të senatores Shaheen, bëhet e ditur se një kontribut i tillë është mëse i nevojshëm marrë parasysh situatën e sigurisë në veri të vendit.

“Senatorja Shaheen ndihmoi në sigurimin e një dispozite që do të zgjeronte një autoritet ekzistues për Departamentin e Mbrojtjes për të trajnuar forcat ushtarake partnere të Evropës Lindore si pjesë e stërvitjeve shumëpalëshe dhe do ta zgjeronte atë autoritet për të lejuar pjesëmarrjen e forcave ushtarake të Kosovës.

Përpjekjet e Shaheen janë veçanërisht të rëndësishme dhe në kohën e duhur mes përkeqësimit të kushteve të sigurisë në veri të Kosovës”, thuhet në komunikatën e senatores. Pas kalimit në Senat, Ligji do të merret në shqyrtim nga Dhoma e Përfaqësuesve./rtk

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit